Shehi: Jemi të qetë për financat, CAS? Çështje e klubit

Skënderbeu edhe këtë edicion po bën mirë dhe ndodhet vetëm 2 pikë larg vendit të parë, në takimin e fundit të fazës së parë, skuadra juglindore do të ndeshet me Kamzën, para përballjes me Partizanin.

Trajneri Orges Shehi ka folur para ndeshjes me skuadrën nga periferia e kryeqytetit, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe disa tema delikate, se ajo bojkotit për çështjen e pagave, por edhe për çështjen e dënimit, që nuk po merr një vendim final nga CAS.

Hera e parë që një seancë stërvitore është bojkotuar, e prisnit që të ndodhte kështu?
Mendoj se është një çështje e ezauruar dhe rëndësi ka që çdo gjë është korrekte dhe në vendin e duhur.

Sa i përket sigurisë financiare, a është skuadra e qetë tashmë?
Sigurisht që është e qetë sepse e thash dhe më lart se gjithçka është në vendin e vet dhe kur çdo gjë është në vendin e vet sigurisht që ka qetësi.

Ju shqetëson që ende nuk ka një vendim final nga CAS?
Mendoj se është një situatë që i përket klubit. Ne jemi të fokusuar tek fusha e blertë. Duke qenë se kemi qenë të përqendruar aty kemi kërkuar që të marrim më të mirën. Është një çështje që i takon klubit dhe ne jemi të qetë për të bërë punën tonë aty ku duhet.

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës me Kamzën?
Është një ndeshje e vështirë për vetë pozitën ku ndodhemi, por dhe për fazën ku ka hyrë kampionati. Është një ndeshje e rëndësishme, e cila do një vlerësim maksimal dhe skuadra e di diçka të tillë. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme. Pavarësisht kë kemi përballë ne duhet të japim maksimumin.

Kjo ndërprerje e kampionatit mos ndoshta nuk ishte shumë në favorin tuaj, pasi skuadra po kalonte një formë mjaft të mirë?
Kampionati u ndërpre në momentin tonë më të mirë. E thash dhe pas ndeshjes me Luftëtarin diçka të tillë, ndaj kemi për detyrë që ta nisim aty ku e lamë.

Sa do të ndikojë mungesa e Krasniqit?
Krasniqi është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe duke ditur që ka një dëmtim, vendosëm që të mos rrezikojmë. Lojtarët e tjerë që janë në stol kemi besim se do ta zëvendësojnë më së miri mungesën e Krasniqit.

Besoni se rivalët e Partizanit do të ndalen këtë javë?
Jam këtu për të folur për skuadrën time. Mendoj vetëm për ndeshjen tonë. Ne luajmë në orën 14:00 dhe shohim ndeshjen tonë, pas ndeshjes mund të mendojmë për kundërshtarët

Mund të thuhet se ky Skënderbe është për titull?
Objektivi ynë është ndeshja e radhës. Kampionati është i gjatë, nëse i marrim ndeshjet një e nga një dhe marrim maksimumin nga çdo ndeshje do të jemi brenda objektivave ose shumë afër objektivit tonë.

Keni lënë katër pikë këtë edicion në shtëpi deri më tani..Për të qenë realist ndoshta kemi luajtur më mirë jashtë, vjen dhe për faktin se kemi luajtur 2 ndeshje pa tifozë dhe kjo është një mungesë  madhe. Ndeshjet pa tifozë janë pa adrenalinë, janë si ndeshjet miqësore dhe kjo ka dikuar pak në ato dy sfida. Me tifozët nesër them se do të shprehmi më ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online