VIDEO | PSG i pamëshirshëm, vjen dhe fitorja e 10-të

PSG duket se e ka hipotekuar titullin që tani, kjo pasi sot ka arritur dhe suksesin e 10-të në po kaq ndeshje. Skuadra e Tomas Tuhel nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren në takimin me Amiens.

Markinjos hapi serinë e golave, i cili ktheu në gol një pasim të Di Marias. Pak minuta para fundit të fraksionit të parë ishte sërish argjentinasi që shërbeu saktë për Rabiol, i cili dyfishoi rezultatin. Deri në minutën e 80-të nuk ndryshoi asgjë sa i përket rezultatit, pavarësisht presionit të vendasve.

Në 10 minuta e fundit kampionët në fuqi shënuan dhe tre herë të tjera, saktësisht me Draksler. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mbape, i cili sërish bëhet protagonist dhe tani shkon në kuotën e 9 golave. Kishte vend dhe për një realizim të Diabi, vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

PSG udhëheq me 30 pikë kampionatin dhe me një golavarazh të frikshëm 36-7. Amiens mbetet me 10 pikë dhe ndodhet shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online