Shaqiri: Për mua flasin shifrat, nuk më interesojnë kritikat

Xherdan Shaqiri mund të kishte shkuar te Liverpuli që para 4 vitesh, kur Brendan Roxhers tentoi ta blinte, por Bajerni refuzoi prerë. Tani mesfushori shqiptaro-zviceran pret me padurim të debutojë me The Reds, ndërsa në një intervistë për Liverpool TV, televizionin e klubit, ka folur gjerë e gjatë për të shkuarën, për kritikat që ka marrë nga vëllezërit Nevil, si dhe për ambiciet e tij.

“Bisedova me Brendan Roxhers para Botërorit 2014, më telefonoi dhe isha i interesuar, por Bajerni tha ‘jo, të duam këtu, sepse je i rëndësishëm për ne’. Natyrisht, mbeta pak i zhgënjyer, sepse ishte mjaft tërheqëse të luaja në Angli, në një prej stadiumeve më madhështorë në botë”, kujton Shaqiri,

Për 26-vjeçarin është e qartë çfarë pritet te Liverpuli: “Kam fituar shumë trofe te Bajerni, ndaj e di ç’do të thotë të luash në skenën e madhe”.

Karriera e Shaqirit është e mbushur me klube të mëdhenj: Bazel, Bajern, Inter, derisa erdhi kalimi te Stouk Siti, për të rilindur. Edhe aty ka pasur luhatje, ka pasur edhe kritika, sidomos nga vëllezërit Geri e Fil Nevil, të cilët tashmë punojnë si opinionistë. Geri Nevil (punon në ITV) e ka quajtur Shaqirin “jo profesionist”, ndërsa Fil Nevil (punon për BBC) e ka quajtur një “turp”. Edhe një “ish” i Stouk Sitit, Çarli Adam, e akuzoi Shaqirin se nuk e ndihmoi sa duhej Stouk Sitin sezonin e fundit, që përfundoi në mënyrë dramatike, me rënie nga Premier Liga.

Megjithatë, Shaqiri kundërpërgjigjet me qetësi: “Geri dhe Fil Nevil kanë qenë futbollistë të Mançester Junajtid. Ndoshta ata thjesht nuk e kanë qejf Liverpulin. Nuk e di, disa njerëz të kanë qejf, disa jo”.

Po kritikat e Adam? “Mendoj se shifrat e mia flasin vetë. Isha shënuesi më i mirë i ekipit, po ashtu lojtari me më shumë asiste”.

Shaqiri bashkohet sërish me Salah, ku për pak kohë luajti në Bazel: “Është lojtar i shkëlqyer, por do gënjeja nëse do thosha që e prisja këtë ecuri fantastike të tij, kur e takova për herë të parë. Askush nuk e imagjinonte, uroj që edhe këtë vit të ecë me të njëjtin ritëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online