Edhe Hames Rodrigez në “gjurmët” e Mesit dhe Ronaldos

Të gjithë ata që përfitojnë kontrata milionere, bëjnë të pamundurën që të marrin maksimumin e fitimeve. Kjo është arsyeja përse shmangia e taksave është kthyer në një modë, ndërsa në Spanjë skandalet ndjekin njëri-tjetrin.

Më i fundit në listë është Hames Rodrigez, i cili akuzohet se ka bërë evazion fiskal në shifrën e 11,65 milionë eurove. Lajmi është publikuar nga gazeta “El Mundo Deportivo”, sipas të cilës kolumbiani nuk ka paguar taksat nga përfitimet e të drejtave të imazhit prej momentit kur u transferua te Reali i Madridit.

Sipas të përditshmes, Hames përfitoi 12 milionë euro nga reklamat dhe të drejtat e imazhit, të ardhura të cilat i deklaroi sikur nuk jetonte në Spanjë, duke paguar vetëm një shifër të ulët në zyrën e taksave. Gjithashtu, Hames nuk deklaroi as përfitimet nga shifra prej 3 milionë eurosh që Monako i pagoi për 6 muaj në vitin 2014. Kjo shifër plotëson kuotën e 11,65 milionë eurove, që Hames Rodrigez duhet ti paguajë Agjencisë së Taksave në Spanjë, si detyrime të prapambetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online