Shaqiri gati për të luajtur në Beograd: Flasim për futboll jo për politikë!

Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje të mirë në mbrëmjen e djeshme me Liverpulin, në sfidën ndaj Cervena Zvezdës. Lojtari me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës është përfolur shumë që nuk duhet të shkojë në Beograd.

Gjithsesi, anësori duket se është gati që të luajë edhe në ndeshjen që do të zhvillohet pas dy javës, duke theksuar se bëhet fjalë për një ndeshje futbolli dhe se nuk duhet të mendojmë për politikë: “Nuk më intereson se çfarë thuhet.  Unë kam luajtur ndaj serbëve dhe në Kupën e Botës. Jam gati që të shkoj dhe të luaj atje. Flasim për futboll jo për politikë”, ka thënë lojtari nga Gjilani.

27-vjeçari ishte në qendër të vëmendjes gjate Kupës së Botës, pasi e festoi me shqiponjë golin që shënoi ndaj Serbisë. Sigurisht që nëse sulmuesi shkon në Beograd atëherë kjo mund të sillte ndonjë reagim nga tifozët edhe pse dihet se do ta presin jo mirë. Mbete për t’u parë nëse Klop do të vendosë ta marrë me vete Shaqirin në ndeshjen e katërt të Ligës së Kampioneve apo nuk do të rrezikojë, pasi dihet se në organikën e tij ka mjaftueshëm lojtarë me kualitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *