Xherdan Shaqiri po kalon një moment të mirë te Liverpuli mund të thuhet, pasi po gjen minuta e tij edhe pse ka një konkurrencë shumë të madhe. Jurgen Klop ka besim se 27-vjeçari me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës.
Vetë Shaqiri ka folur rreth eksperiencave të tij në të shkuarën, ku ka kërkuar më shumë respekt, pasi ai ka mundur që të fitojë Championsin me Bajernin, edhe pse njerëzit i kujtojnë se ai ishte pjesë e Stok Sitit që tra prej kategorie një vit më parë.
Nuk kishte si të mos përmendej dhe ndeshja e radhës që Liverpuli do të ketë në Beograd. Vetë anësori thekson se duhet ndarë sporti nga politika dhe se ngjarja e ndodhur në Kupën e Botës është një ngjarje që i përket të shkuarës.
KARRIERA – “Rënia një kategori më poshtë me Stok Sitin ishte një përvojë shumë e keqe. Uroj që ata të rikthehen sa më parë. Pavarësisht kësaj që ka ndodhur, unë jam një fitues i Champions League-s, ndaj them se meritoj më shumë respekt. Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam, si dhe çfarë kam arritur. Kam luajtur në një nga skuadra më të mëdha në botë si Bajerni dhe jam duke luajtur për një prej skuadrave më të mëdha. Në të tilla kushte nuk ndjej aspak presion nga fanella e Liverpulit. Sa herë kthehem në Mynih tifozët me tregojnë se sa shumë më duan. Dua që diçka e tillë të ndodhë dhe këtu”.
LIVERPULI – “Them se jam përshtatur mirë dhe po arrij që të kap 100% tim. Është e rëndësishme që kur shkon në një skuadër të re të bësh paraqitje të mira. Duhet pak kohë për të kuptuar atë që kërkon trajneri, por dhe për t’u harmonizuar me shokët e skuadrës. Trajneri po më jep minuta dhe ndihem mirë, pasi po përmirësohem”
OBJEKTIVAT – “Është një ndjenjë e pabesueshme për mua që të luaj sërish në Champions, pas asaj që ndodhi me Stok Sitin edicionin e shkuar. Ëndërroj që të fitoj trofe të rëndësishëm me Liverpulin”.
NDESHJA NË BEOGGRAD – “Nuk besoj se Zervena Zvezda është kundërshtari ynë më i fortë. Të jem i sinqertë nuk shqetësohem aspak për ndeshjen në Beograd. Ajo që ka ndodhur në Kupën e Botës është diçka e shkuar, po flasim vetëm për një ndeshje futbolli. Futbolli është futboll dhe jo politikë. Unë do të shkoj për të luajtur futboll dhe për asgjë tjetër”.