Shaland: Refuzova miqësoren me Gjermaninë, Danimarka testi i duhur

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm miqësor ndaj Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tekniku zviceran ka dhënë informacione mbi gjendjen e lojtarëve të skuadrës dhe shpjegoi pse insistoi për të pasur kundërshtar përfaqësuesen daneze.

Ju shqetëson prania e politikanëve në disa nga seancat stërvitore ?

“Unë nuk flas për politikën ose paratë. Mund të them se Kosova është një shtet i ri. Jam shumë i lumtur me mbështetjen e të gjithë popullit dhe politikanëve. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe nëse u japim pak kohë politikanëve ose kompanive sponsorizuesëve. Jemi një familje duhet te qëndrojmë të bashkuar”.

Më pas Shaland u pyet në lidhje me deklaratën e trajnerit të Danimarkës, që e cilësoi miqësoren e nesërme si thjesht një ndeshje stërvitore për skuadrën e tij. “Nuk mendoj se ka pasur dashakeqësi në deklaratën e trajnerit të Danimarkës. Në futboll nuk ka ndeshje të lehta, qoftë edhe sikur të luash me skuadra të nivelit të Gjibraltarit. Danimarka e di se nuk do ta ketë të lehtë të luajë me Kosovën, por në të njëjtën kohë nuk jemi as Franca”.

GJENDJA E KRYEZIUT – “Kreyziu nuk është gati për nesër, nuk dua të rrezikojmë. Është një mundësi e mirë për të provuar lojtarë të tjerë në mesfushë. Të shpresojmë që të Kryeziu të rikthehet për ndeshjen ndaj Bullgarisë”.

SHIRITI I KAPITENIT – “Në këtë skuadër unë kam disa kapitenë. Ka qenë më parë Valon Berisha, Ujkani ose Kryeziu, pas stërvitjes së sotme do të vendos secili do të jetë kapiteni, ose kapitenët, pasi lojtari mund të zëvendësohet”

FLORENT HASANI – “Hasani ka qenë një lojtari i dalluar te përfaqësuesja U21 dhe tani po luan shumë mirë në Hungari, ai është një lojtar i vlefshëm për Kosovën, por jo për pozicionin ku luan Hekuran Kryeziu, pasi është një lojtar tjetër”.

DANIMARKA – “Ka qenë insistimi im që ta zhvillojmë në Kosovë dhe jo jashtë, pasi kishim mundësi të luanim ndeshje jashtë ndaj Gjermanisë. Tjetër gjë e rëndësishme është se luajmë ndeshjen të enjten dhe jo të premten, diçka që ndihmon të dyja ekipet. Është një test i mirë, sigurisht do të kemi probleme ndaj këtij kundërshtari të fortë. Nëse fitojmë, është diçka e shkëlqyer, nëse barazojmë prapë mbetet diçka e shkëlqyer dhe nëse humbim, atëherë mund të mësojmë diçka nga kjo ndeshje”, përfundoi Shaland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online