Shabani çon Bajernin në finale, Kovaç e injoron për një talent korean

0

Ekipi U23 i Bajern Mynihut ka kaluar në finalen e turneut “Premier League International Cup” pasi mundi në transfertë anglezët e Riding me rezultatin 4 – 1.

Mesfushori shqiptar shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 50-të. Shabani është ndër talentet më premtues të akademisë së Bajernit, por edhe në rangun e të rinjve 20-vjeçari e ka një konkurrent që po lë mbrapa.

Bëhet fjalë për koreanin Jeong, i cili është një lojtar i ngjashëm me Shabanin. Futbollistik aziatik preferohet nga Niko Kovaç, i cili e ka grumbulluar në katër takime të Bundesligës, duke i dhënë mundësinë  e debutimit në elitën e futbollit gjerman në një prej tyre.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.