Sfidë shahu dhe shumë sulmues, strategjitë dhe arbitrat në Teuta-Kukësi

Teuta-Kukësi është sfida hapëse e javës së 22-të në Kategorinë Superiore. Një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet, që pretendimet i kanë madhore. Durrsakët kanë mundësinë të ngjiten të dytët në raste fitoreje dhe do të bëjnë maksimumin për t’ia arritur qëllimit. Në anën tjetër Kukësi kërkon kthesën, në mënyrë që të jetë në ndjekje të Partizanit dhe të mbetet në garë për titullin kampion. Një ndeshje e gjitha për t’u parë, por që asnjëri ekip nuk do dojë ta humbë. Sfidë shahu.

FORMACIONET DHE ARBITRAT – Shkëmbi i mbetet besnik skemës 4-3-3 dhe mbrojtja nuk ndryshon, ashtu si Hidi në portë. Në mesfushë Gashi me gjasa do të ulet në stol, pasi Traore po kalon një moment të mirë dhe pritet të jetë në treshen e mesfushës këtë herë. Bushiç është rikthimi i rëndësishëm në sulm.

Nga ana tjetër Cungu e ka ndarë mendjen dhe do të luajë me dyshen Shkurtaj-Rexhinaldo në sulm. Futbollisti nga Mozambiku është një lojtar që kthehet shpesh pas dhe gjasat janë që të bëjë sulmuesin e dytë, si dhe të ndihmojë në topin e parë. Në luftën në ajër ai është një lojtar mjaft i fortë. Sa i takon prapavijës, do të ketë një rreshtim me 4 këtë herë. Maliki rimerr pozicionin e tij në të djathtë dhe i sakrifikuari është Krasniqi.

Sa i takon gjyqtarit të këtij takimi, do të jetë Juxhin Xhaja ai që do të vendosë drejtësi. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, është vendosur që të ketë edhe gjyqtarë pas porte. Kreshnik Cjapi dhe Kreshnik Bajramaj do të jenë në ndihmë të Xhajës dhe asistentëve të tij.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22

E premte, më 15 shkurt, ora 18:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA – KUKËSI

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Sidide, Kallaku, Traore, Kamara, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Dzaria, Limaj, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Dojando Myftari, Nuri Rrapaj, Nertil Bregasi; Gjyqtarë linje: Kreshnik Cjapi, Kreshnik Barjamaj

Delegat: Alban Tafaj

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/770791916624217/?type=3&theater

INFORMACION PËR BILETAT – Klubi durrsak dhe kompania Blinibileta.com kanë  dalë me njoftim prej ditësh dhe çmimet e biletave janë si më poshtë:

Tribuna A&B – 500 Lekë të reja
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë të reja
Tribuna C & E – 200 Lekë të reja
Tribuna (Miqtë) – 300 Lekë të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online