Sfida me Kukësin, Skënderbeu pa një lider

Skënderbeu u mund nga Teuta në shtëpi, ndërkohë që tanimë e pret një tjetër ndeshje e vështirë me Kukësin. Kjo përballje do të luhet në fushë asnjanëse, me shumë mundësi në Elbasan. Gjithsesi mbetet për t’u përcaktuar në vijim stadiumi që do ta mirëpresë këtë përballje.

Trajneri Orges Shehi duhet të merakoset për lojtarin që do të zëvendësojë kapitenin Marko Radas. Kroati u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me durrsakët dhe ka shkuar në kuotën e tetë të verdhëve. Kështu këtë javë ai duhet të shlyejë pezullimin prej kartonëve.

Lulaj dhe Kaba Sambou janë alternativat për stafin teknik dhe mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të aktivizohet në krah të Fidan Alitit. Ndërkohë një tjetër problem është gjendja e sulmuesit Blerim Krasniqi. Ky i fundit mungoi për shkak dëmtimi kundër Teutës dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen me Kukësin, pasi për 2-3 javë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online