Kukësi është gati për ndeshjen me Debrecen, që zhvillohet nesër prej orës 19:00. Verilindorët kanë mbërritur në Hungari, ndërkohë që një ditë më parë drejtuesit e klubit kanë bërë lojtarët të buzëqeshin.
Një strategji e presidentit Safet Gjici, që si zakonisht para ndeshjeve të rëndësishme shpërndan pagat. Kështu ndodhi edhe këtë herë dhe nesër ndaj Debrecenit karikimi do të jetë dyfish. Me siguri nuk do të mungojë as ndonjë premio në rast kualifikimi në raundin e dytë të Europa League.
Nga ana tjetër trajneri Gjoka ka menduar edhe formacionin që do të zbresë në fushë ndaj hungarezëve. Kukësi me atë rreshtim ka luajtur edhe në miqësoren ndaj Laçit. Moduli është 4-4-1-1 dhe konkretisht në emra formacioni pritet të jetë ky: Frashëri, Kitanovski, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Limaj, Musolli, Rama, Rroca, Shkurtaj.