Bajerni nis ofensivën, synohet “luftëtari” i Juventusit

Bajerni ka nevojë për përforcime dhe drejtuesit e dinë mirë këtë fakt. Ideja e tyre e fundit intrigon jo pak. Objektivi i klubit bavarez luan në Serie A, konkretisht te kampionët e Juventusit.

Ai nuk është një emër i panjohur në Bavari, aty ku ka luajtur për dy sezone dhe ka shënuar 48 gola në 88 ndeshje. Flasim për Mario Manxhukiç, “luftëtarin” kroat të bardhezinjve.

33-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Juven, por ai nuk është i pashitshëm për Mauricio Sarri. Sport Bild raporton për interesimin bavarez, ndërkohë që edhe Dortmundi insiston për të siguruar shërbimet e Manxhukiç.

Bajerni kërkon ta kthejë sulmuesin në Mynih, pasi vetëm Levandovski nuk mjafton. Me këtë operacion do të merret personalisht drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamixhiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online