Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu u aktivizua titullar nga trajneri Orges Shehi në miqësoren kundër Tiranës, por kjo ishte një ndeshje për tu harruar për të.
23-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë plot 3 muaj. Mësohet se Bregu ka thyer dorën dhe riaftësimi i tij do të marrë shumë kohë, për shkak të frakturave të rënda që ka pësuar.
Ky dëmtim i Bregut vjen në një moment shumë të vështirë për Skënderbeun, pasi të besuarit e Orges Shehit synonin të linin pas periudhën jo të mirë të fundvitit dhe ta nisnin gjysmën e dytë të sezonit në mënyrën më të mirë, por mungesa e sulmuesit 23-vjeçar do të jetë një goditje e rëndë për kampionët në fuqi.