Sezoni më i pafat për yllin e Sitit, dëmtohet sërish

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ylli i Mançester Sitit, Kevin De Brujne po kalon sezonin e tij më negativ në karrierë, pasi ka qëndruar për shumicën e kohës jashtë fushave të blerta për shkak dëmtimi. Mesfushori belg u rikthye tre javë më parë nga një dëmtim afatgjatë dhe menjëherë mori rolin e liderit te “Qytetarët”, duke bërë paraqitje të shkëlqyera.

Por në sfidën e sotme përballë Totenhemit, 27-vjeçari u dëmtua sërish dhe me shumë gjasa, e ka mbyllur sezonin. Në takimin kundër Totenhemit në Ligën e Kampionëve në mesjavë, De Brujne u shpall dhe njeriu i takimit, duke treguar klasin e tij. Mungesa e tij do të jetë një minus i madh për Sitin dhe për Pep Guardiolën, që është vënë në ndjekje të titullit të dytë radhazi kampion në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *