Guardiola: Bravo djemve, sot mund të humbnim titullin

Pep Guardiola përgëzoi skuadrën e tij për fitoren ndaj Totenhemit. Trajneri i kryesuesve të Premier Ligës u shpreh i bindur se në rast se të tijtë s’do merrnin tri pikët sot, titulli do i kalonte Liverpulit.

“Morëm tri pikë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për titullin kampion. E dimë mjaft mirë se nuk mund të humbim pikë. Ishte një ndeshje me pak diferenca, ata patën më shumë raste se sa në dy ndeshjet e Champions-it. Pas eliminim kemi kaluar dy ditë shumë të vështira”.

“Paraqitja e lojtarëve ishin fantastike. Kemi dy sezone që bëjmë diçka të mrekullueshme. Vitin e kaluar grumbulluam 100 pikë, ndërsa tani kemi 86 pikë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje. Totenhemi vinte pa presion. Ata nuk humbnin asnjë sot, ndërsa në nëse nuk fitonim humbnim titullin”, tha Guardiola.

DËMTIMI I DE BRUJN – “Nuk kam folur me të, por besoj se kemi të bëjmë me një dëmtim muskulor. Nesër do ta marr vesh se si është gjendja. Nuk e di a do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës (derbi ndaj Mançester Junajtid)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online