Serxho Ramos: Çmenduri të ndërrojmë trajner, goli na mungonte dhe me CR7

Real Madrid po përjeton një periudhë të keqe pas humbjes me Alaveshin. Katër ndeshje pa fituar dhe pa shënuar gol nuk kishin ndodhur prej kohësh në kampin madrilien dhe kritikat kanë arritur kulmin. Mbi të gjitha për trajnerin Julen Lopetegui, por Serxho Ramos shfaqet si një kapiten i vërtetë dhe mbron trajnerin dhe ekipin e tij.

Të gjithë “qajnë” mungesën e Kristiano Ronaldos, por 32-vjeçari i Realit nuk e pranon si argument, sepse ekipi ka vuajtur për të gjetur golin dhe gjatë kohës që portugezi ishte pjesë e Realit.

LOPETEGUI – “Për ndërrimin e trajnerit vendosin të tjerët, por nuk e di se çfarë të mire do të na sillte ndërrimi i trajnerit. Do të ishte një çmenduri. Kushdo që thotë që Real Madrid ka ‘vdekur’, e ka gabim. Na duhet durim dhe qetësi. Dhe ne lojtarët jemi të parët, të cilët jemi të zemëruar.”

CR7 – “Tani që nuk ndodhet më këtu, të gjithë flasin për Kristiano Ronaldon. Kemi patur raste kur kemi patur probleme për të gjetur golin dhe kur ishte Ronaldo pjesë e jona. Rezultatet të krijojnë ndjesi të keqe kur humbet. Ekipi ka dëshirë dhe ambicie për të fituar. Kjo është ADN-ja jonë dhe do të rikthehemi te rezultatet pozitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *