Klubi i Teutës ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin shkodran Arsid Kruja. Sulmuesi anësor largohet nga skuadra durrsake një vit mbasi u transferua në këtë ekip nga Vllaznia e Shkodrës.
Kruja e filloi mbarë sezonin, duke qenë titullar në tre takimet e para të Teutës në Superiore, por më pas sulmuesi i krahut nuk u përzgjodh më kurrë si titullar dhe gjatë tre muajve të ardhshëm, u aktivizua vetëm pesë herë si zëvendësues.
NJOFTIMI I TEUTËS NË “FACEBOOK”
Ky është largimi i dytë nga skuadra e Teutës gjatë merkatos së dimrit, pasi më skuadra durrsake u largua mbrojtësi maqedonas Bojan Gjorgievski.