Sentamu, Ngo dhe tifozët: situata te Tirana

Tirana po përgatitet për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe në dy javët e fundit trajneri Ardian Mema ka qenë në Vlorë dhe e ka ndjekur nga afër kundërshtarit. Në fakt kreu i bardhebluve i njeh mjaft mirë kuqezinjtë, pasi për disa muaj ishte pjesë e stafit teknik si krahu i djathtë i Ilir Dajës.

Ndaj Laçit dhe Kamzës ai u pa në stadiumin “Flamurtari” dhe tanimë duhet t’i japë skuadrës së tij direktivat e duhura për të marrë pikët maksimale. Për ndeshjen e së premtes trajneri Mema do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Junus Sentamu.

Futbollisti nga Uganda mungoi në Laç për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë. Këtë javë asnjë lojtar nuk mungon për shkak të kartonëve, ndërkohë që stafi teknik i bardhebluve i gëzohet formës së mirë të Majkëll Ngo.

Gjiganti anglez bëri një paraqitje të mirë javën e shkuar ndaj bardhezinjve dhe me shumë mundësi do të jetë titullar. Një lajm i mirë për Tiranën është edhe rikthimi i tifozëve. Dënimi i dhënë nga Disiplina pas trazirave në ndeshjen me Kukësin është shlyer dhe tanimë fansat bardheblu mund të jenë në mbështetje të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online