Java e 18-të e Kategorisë së Dytë nuk ka shkuar tërëisht mirë. Veç 12 sfidave që u luajtën në të dy grupet, ndeshja Memaliaj-Termi në Grupin B nuk u zhvillua. Referuar deklaratës së trajnerit të kësaj skuadre, Maringlen Meta, kishte disa ditë që skuadra nuk dilte në stërvitje. Shkak ishte mospagesa e ambienteve stërvitore dhe atyre të zhvillimit të ndeshjeve, ndërkohë që për pagesat e futbollistëve nuk bëhej fjalë!
SportEkspres.com kërkoi një kontakt me drejtuesit e Term, por telefonat e tyre kanë qenë të padisponueshëm që nga dita e diel, duke e bërë edhe më të kuptueshëm mosvajtjen e tyre në Memaliaj për ndeshjen e javës së 18-të. Në fakt, Termi rezistoi në 17 javë kampionat, duke grumbulluar 15 pikë dhe renditet në vendin e 19-të në zonën e ftohtë për mbijetesë.
Një rast i tillë, si me Kevitanin, ndodh se licencimi i tyre është bërë jokorrekt. Kur duhen edhe 8 javë kampionat, lufta për mbijetesë u mbyll, ndërsa Naftëtari me Përmetin do luajnë për “qejfin” e tyre për të mos u renditur në vendin e 13-të.
AGRON KAJA