Tolerancë zero, Shalke dënon lojtarin për arsyen skandaloze

Dy javë më parë mesfushori i Shalkes Nabil Bentaleb u ndëshkua të stërvitej me ekip rezerve pasi disa shkelje të kodit të disiplinës.

Lojtari algjerian ishte i dëmtuar, por rregullorja e klubit është e qartë dhe të gjithë lojtarët e dëmtuar duhet të paraqiten në stadiumin “Veltins Arena” për të parë ndeshjet e klubit. Në takimin e 16 marsit ndaj Lajpcigut, Bentaleb nuk u paraqit në stadium dhe për më tepër nuk njoftoi klubin për këtë gjë.

Të nesërmen klubi njoftoi përjashtimin e lojtarit nga stërvitja me ekipin e parë për një periudhë të papërcaktuar, vendim ky që u përkrah nga fansat. Megjithatë, së fundmi historia ka marrë një rrjedhë tjetër.

Me anë të një  postimi në “twitter” , Bentaleb shpjegoi se arsyja e mungesës ishte lindja e gruas së tij që solli në jetë binjakët e parë të çiftit. Lindja kishte qenë e komplikuar sidomos në tre muajt e fundit ku vizitat në spital ishin bërë të përditshme, si çdo prind Bentaleb nuk kishte si të mungonte në këtë ditë të shënuar të jetës së çdo njeriu. Pas këtij lajmi pritej që klubi ta rikthente në stërvitje mesfushorin, por nuk ka ndodhur kështu.

Trajneri Hub Stevens u shpreh kështu për gjendjen e lojtarit: “E urova për lindjen e fëmijëve, por qëndrimi i klubit nuk do të ndryshojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online