Portieri i Laçit, Gentian Selmani, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “rtsh”. “Gardiani” i kurbinasve foli mbi takimin e fundjavës ndaj Tiranës, por edhe për ish-ekipin e tij Partizanin dhe punën me Sulejman Starovën.
“Penalltia? Është edhe fat, E kisha studiuar Hasanin dhe Ngonë. E kam parë që gjuan andej dhe shkova në kohën e duhur dhe e kapa”.
PARTIZANI – “Me barazimin Partizani ka një plus më shumë, por ka ende kampionat. Barazimi ishte rezultati më i drejtë me atë që dhanë ekipet në fushë. Le të fitojë më i miri”.
“Laçi-Teuta? Do jetë ndeshje e fortë, i ka të tria rezultatet. Ia lëmë fushës, ne do japim maksimumin si gjithmonë”.
TIRANA – “Nuk është se bëmë ndeshjen më të mirë. Zbatuam detyrat në mbrojtje dhe u treguam cinik . frutëzuam rastin dhe i ndëshkuam”.
“Dalja e Ngo? Është lojtar i mirë, po nuk është se e kam frikë. Nuk e kam menduar. Kushdo që ishte do rrezikonte. Fangaj është lojtar i rëndësishëm, pasi del shumë përpara. Ndryshuam skemë, doli edhe Lushkja. U godit me taka në fytyrë dhe doli”.
“Starova? Profesori kërkon disiplinë. Jemi munduar ta ndjekim në disiplinë taktike. Nëse zbatojmë detyrat, besoj do dalë me sukses”.
“Ndryshimet e trajnerëve nuk janë të mira ndonjëherë. Ne jemi munduar të ruajmë klimën brenda grupit”.
GJYKIMI – “Arbitri më shumë e ndihmoi Tiranën. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. U godit arbitri anësor dhe u vonua loja”.
“Sherri? Ishte diçka e panevojshme. Ata patën ankesa për arbitrin. Presidenti na priste për të na përgëzuar. Ngo është problematik dhe provokues. Tentoi të godiste presidentin. Nuk mund ta bëjë një futbollist diçka të tillë.”