Kampionati shqiptar do dhe pak dot që të vijë dhe një pjesë të madhe të tifozëve i ka marrë malli që të shkojnë në stadium, ndonëse kanë pasur mundësinë që të ndjekin skuadrat e tyre në testet miqësore. Në ndeshjen e fundit të Tiranës me Prishtinës u pa qartë se tifozët ishin të interesuar të ndiqnin skuadrën e tyre, me dy tribunat kryesore që ishin të mbushura plot, por dhe të gjithë sektorët e tjerë kishin nga pak tifozë.
Edhe pse vetëm një ndeshje miqësore, kurioziteti ishte mjaft i madh. Gjithsesi, gati gjatë gjithë kohës fjala që përmendje më së shumti mes tifozëve ishte ajo “derbi”. Kryeqytetit i ka munguar një përballje mes Tiranës dhe Partizanit.
Java e gjashtë ka rezervuar përballjen mes dy ekipeve të kryeqytetit, por ata që janë më të etur duken tifozët bardheblu, të cilët e presin derbin për të tentuar fitoren e harruar prej shumë kohës, saktësisht që 7 shkurti i vitit 2014, kur Xhilberto bënte të festonin tifozët e tij me një gol në minutën e 77-të. Rikthehet Superiorja, por në kryeqytet të gjithë presin… derbin!