Talenti skocez i Selltikut, Kieran Tierni, është kthyer në një lojtar të shumëkërkuar nga ekipet e Premier Ligës. Pak ditë më parë kampionët e Skocisë refuzuan një ofertë prej 15 milionë paundësh për mëngjarashin.
Sipas “The Times”, çmimi që Selltik kërkon për 22-vjeçarin është 25 milionë paundë, çka do të ishte një rekord i ri për kampionatin skocez. Rekordi i tanishëm mbahet nga francezi Musa Dembele, i cili u shit verën e kaluar nga Selltik për 20 paundë.
Ekipi që ka shfaqur më shumë interes për Tiernin është Arsenali. Topçinjtë janë vënë në ndjekje të një mbrojtësi të majtë, pasi Naço Monreal dhe Sead Kolashinac nuk kanë bindur trajnerin Unai Emeri.
https://www.youtube.com/watch?v=VuWvtgqi1uk