Sedorf vendos rregullin unik: O kombëtaren o paratë kineze!

Klarens Sedorf u emërua pak muaj më parë trajneri i kombëtares së Kamerunit. Tekniku holandez do ta drejtojë përfaqësueses afrikane bashkë me kolegun e tij prej shumë vitesh Patrik Klajvert. 42-vjeçari ka çuditur që në listën e tij të parë, pasi ka lënë jashtë sulmuesit Benxhamin Mukandxho dhe Kristian Bazogog.

Arsyeja për lënien jashtë të dy lojtarëve është fakti që ata luajnë në kampionatin kinez. Gazetarët kamerunas kërkuan shpjegime për lënien jashtë të dy lojtarëve cilësorë dhe Sedorf u tregua i prerë duke thënë: Lojtarët e mirë nuk luajnë në Kinë ose vende të tjera aziatike.

Kjo filozofi e Sedorfit është vlerësuar nga shumë, por trajneri i Brazilit, Tite, nuk ndan këtë mendim me ish-futbollistin e kombëtares holandeze. Në fillesat e tij Tite nuk huazoi të merrte një sërë lojtarësh nga kampionati kinez, ku më të suksesshmit ishin dyshja e mesfushorëve Paulinjo dhe Renato Augusto, të cilët edhe sot e kësaj dite luajnë në kampionatin e shtetit aziatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online