Sedorf “asist” për Gatuzon: Punë e shkëlqyer, Milani në rrugën e duhur

Rino Gatuzo dhe Klarens Sedorf kanë fituar gjithçka së bashku me bluzën e Milanit, kanë drejtuar të dy ekipin, i pari vazhdon ta bëjë, ndërsa i dyti ka marrë drejtimin e Kamerunit.

Në një prononcim nga Montekarlo, ku ndodhet për të marrë pjesë në “Golden Foot 2018”, Sedorf ka lëshuar fjalë pozitive dhe mbështet Rino Gatuzon. Klubi ka ndryshuar për mirë dhe te Milani është rikthyer qetësia.

Mendoj se Gatuzo po bën një punë të shkëlqyer, ndërsa klubi është i qëndrueshëm. Ti japësh Rinos mundësinë për të ndërtuar diçka, ishte një gjë e pamundur deri para pak kohësh. Kishte turbulenca në klub dhe ishte e vështire të punoje me qetësi. Duke e njohur mirë Rinon, e di që rruga që ka marrë është e duhura, duhet të përmirësojë diçka, por kjo është normale. Po bën një punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojë të bëjë atë që beson”, përfundon trajneri i Kamerunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online