Sebajos te Arsenali, Zidan shpjegon arsyet e transferimit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dani Sebajos është larguar nga Madridi për të zbarkuar te Arsenali, ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Spanjolli përtej cilësive të mëdha nuk arriti të zërë vend në formacionin e Realit.

Yjet e mëdhenj e me eksperiencë janë të shumtë dhe Zidan nuk kishte mundësi t’i ofronte minuta të rregullta të riut. Tekniku në një intervistë konfirmon arsyen e largimit të talentit spanjoll.

“Sigurisht që e kam pasur në konsideratë Sebajos, por atij i duhej të luante vazhdimisht. Këtu nuk mund t’i ofrohej diçka e tillë. Ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe konkurrencë të lartë. Ai është një lojtar i madh dhe shpresoj të kthehet edhe më i fortë”, deklaroi strategu francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *