Sauthgejt vjen me ndryshime, 5 emra të rinj për “Tri Luanët”

0

Trajneri i përfaqësueses angleze, Gareth Sauthgejt, ka përzgjedhur listën me 23 lojtarë prë ndeshjet ndaj Spanjës dhe Zvicrës. Lista e “Tri Luanëve” ka pesë ndryshime emra të rinj nga ajo e Botërorit “Rusi 2018”.

Sauthgejt ka rikthyer në listë mbrojtësin e Liverpulit Xho Gomez dhe atë të Mançester Junajtid Luk Shou. Bie në sy mungesa e Geri Kahill dhe Xhemi Vardit, të cilët shpallën dorëheqjen nga kombëtarja pak ditë më parë. Eshli Jang është një tjetër lojtar me eksperiencë që është lënë jashtë nga Sauthgejt për t’i hapur rrugë brezit të ri.

Portierë

Xhek Batlend (Stouk Siti) Xhordan Pikford (Everton)  Aleks Mekarthi (Sauthempton)

Mbrojtës

Trent Aleksander-Arnold (Liverpul),  , Eric Dajër (Totenhem), Xho Gomez (Liverpul), , Herri Meguajër (Lester Siti), Deni Rouz (Totenhem), Luk Shou (Man. Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Xhejms Tarkovski (Bërnli), Kieran Tripier (Totenhem), Kajl Ualker (Mançester Siti)

Mesfushorë

Dele (Totenhem) Xhordan Henderson (Liverpul) Ruben Loftus-Çik (Çelsi)  Adam Lalana (Liverpul)  Xhesi Lingard (Man. Junajtid) Fabian Delf (Mançester Siti)

Sulmues

Rahim Stërling ( Mançester Siti), Deni Uellbek (Arsenal) Markus Rashford (Man. Junajtid) Harry Kejn (Totenhem)

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.