E BUJSHME/ UEFA ideon dhe një kompeticion tjetër për klube

Champions League dhe Europa League janë dy nga burimet më të mëdha të të ardhurave për disa nga klubet në Europë. Sigurisht që skuadrat nga vendet e vogla kënaqen me pak, por nga faza e grupeve dhe raundet finale përfitimet arrijnë shifra të çmendura, jo vetëm nga shpërblimet e UEFA-s, por dhe nga faktorë të jashtëm si e drejta televizive apo marketingu.

Drejtuesit më të lartë të UEFA-s janë mbledhur në Monako sot për të hedhur shortin e Championsit, por mediat e mëdha europiane raportojnë se ndër shumë tema është diskutuar në lidhje me krijimin e një kompeticionin të ri. Nuk flitet vetëm për një aludim, por diçka konkrete, pasi ky event, të cilit ende nuk i është vënë një emër, pritet që të nisë në viti 2021.

Do të ishte një tjetër burim të ardhurash, por dhe një shans i mirë për skuadrat që të jenë aktive në arenën ndërkombëtare. Krijimi i kësaj lige të re, pritet që të sjellë ndryshime të vogla dhe në sturkturën e Champions dhe në Europa League-s.

Liga e Europës pritet që të bëhet me 32 skuadra ashtu si Champions dhe po 32 skuadra të marrin pjesë në grupet e kompeticionin të ri që do të krijohet. Përfitimet do të rriteshin dhe do të ishte diçka fantastike për skuadrat nga vendi ynë që do të kishin më shumë shanse për të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Në të ardhmen do të ketë më shumë detaje sa i përket këtij kompeticionin të ri që do të hedhë hapat e para në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online