Sarri “zbulon” Anglinë: Çfarë ritmi! Ju tregoj bisedën me Klop

0

Mauricio Sarri zhvilloi një futboll shumë të bukur me Napolin, ndërsa tashmë po mat forcat e tij në Angli. Premier Liga është një kampionat specifik, por stili i punës dhe lojës së trajnerit italian po funksionon dhe në ishull.

18 ndeshje pa humbje për Çelsin e Sarrit nuk janë pak. Tifozët po zbaviten me futbollin e tij, të njëjtën gjë po bëjnë dhe lojtarët, të cilët ishin “bllokuar” disi dhe lodhur me skemat e Kontes. Sarri është ndryshe, është i veçantë.

Trajneri italian ka folur për kampionatin anglez, tregon një detaj me kolegun e Liverpulit, Jurgen Klop, dhe i rikthehet dhe njëherë aventurës me Napolin. Vetëm fjalë pozitive dhe falënderime për Aurelio De Laurentis, presidentin e Napolit. Ishte ai që e mori nga Empoli dhe i dha mundësinë të drejtojë ekipin e tij të zemrës.

PREMIER – “Rezultatet dhe cilësia e futbollit tonë shënojnë indeksin pozitiv. 18 ndeshje pa humbje në një realitet konkurrues tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Jam akoma më i kënaqur sepse luhet shumë dhe mundësia për të qenë vendimtar në thellësi është edhe më komplekse. Ritmi është shumë i lartë. Nuk është se nuk e prisja një gjë të tillë, isha i vetëdijshëm për këtë ngarkesë angazhimesh dhe po kërkoj një të mesme midis stërvitjeve dhe ndeshjeve. Këtu luhet një futboll i nivelit të lartë dhe ekziston një pasion i pabesueshëm.”

KLOP – “Në një moment u ktheva nga Jurgen dhe pashë që po buzëqeshte. Iu ofrova dhe e pyeta se pse po e bënte një gjë të tillë. M’u përgjigj: ‘po zbavitem pafund, po ti?’ ‘Edhe unë’, iu përgjigja. Ja pra, kur përjeton këto situata, e kupton se ke arritur në majë.”

NAPOLI – “Nuk kam asgjë për të thënë për largimin tim. Unë vetëm mund ta falënderoj De Laurentis. Më ka dhuruar kënaqësinë personale më të madhe të jetës time, duke më besuar drejtimin e Napolit, skuadrën e origjinës dhe të zemrës time. Ishte një aventurë e mrekullueshme, që nuk mund të fshihet nga një largim i tillë. Juventus? Prioriteti i tyre është Champions-i. Në fund, një gjë e tillë mund të rezultojë një avantazh i vogël për garën për titullin e Serisë A.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.