Napoli dhe Juventus në garë për lojtarin francez

Juventusi dhe Napoli po garojnë në vitet e fundit për titullin e Seria A, por duket se kjo garë do të zhvendoset dhe jashtë fushe, pasi të dy këto klube kanë një objektiv të njëjtë në merkato0n e janarit. Zhan Kler Tobido është 18-vjeçari, i cili luan te skuadra e Tuluzës.

Me paraqitjet e tij, francezi ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave të mëdha italiane që kanë nisur interesimin për të. Edhe lojtari vetë duket se është dakord që të ndryshojë ambient, pasi e tundon ideja për të luajtur në një kampionat të madh. Vetë menaxheri i lojtarit, Bruno Satin, e ka konfirmuar se klienti i tij do të luajë në një skuadër të madhe.

“Todibo do ta provojë veten edhe në nivele të larta, pasi lojtarët e mëdhenj nuk duhet të kenë frikë. Kam përshtypjen se ai do të angazhohet me skuadrën ku do të shkojë, pa pasur nevojë që të huazohet në ndonjë ekip tjetër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online