Çelsi mundi sot 2-0 Mançester Sitin, por si Mauricio Sarri, ashtu edhe Pep Guardiola, nuk i dhanë shumë rëndësi këtij rezultati.
N’Golo Kante dhe David Luiz shënuan golat që i shkaktuan Sitit humbjen e parë sezonale, duke i dhënë fund serisë prej 21 ndeshjesh rresht pa humbje në Premier Ligë dhe duke bërë që kreu t’i kalojë Liverpulit.
Gjithsesi, Sarri tha pas ndeshjes: “Jam i lumtur për fitoren, sepse është e vështirë të fitosh kundër skuadrës së Guardiolës. E di shumë mirë që ata janë një hap përpara tani.
“Mendoj se në një kompeticion prej 10 muajsh është shumë e vështirë ta mbyllësh hendekun. Siti për mua është skuadra më e mirë në Europë në këtë moment. Ne fituam, por duhet ta themi se patëm pak fat në 25 minutat e para, sepse ata mund të shënonin”.