Sarri me tone të forta për çështjen e racizmit: Janë budallenj!

Çështja e racizmit në futboll është diçka që diskutohet prej kohësh, por që kurrë nuk ka mundur të shmanget apo të zhduket. Shembull konkret, ishin koret ndaj Kalidu Kulibali një natë më parë në “San Siro”, në sfidën mes Interit dhe Napolit.

Lidhur me çështjen e racizmit ka reaguar, Mauricio Sarri. Ish-trajneri i Napolit, i cili e ka pasur dhe nën urdhrat e tij Kulibalin, ka folur për mediat angleze, duke thënë se ai grup tifozësh që janë racistë, janë budallenj.

“Së pari dua të flas për klubin tim. Nuk dua ti fus të gjithë në një thes, sepse 99% e fansave tanë janë të mrekullueshëm. Në çdo komunitet, mendoj se ka budallenj. Kështu, që të gjithë së bashku duhet të luftojmë ndaj njerëzve budallenj, por jo ndaj fansave të Çelsit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online