Sarri: Ju zbuloj Juventusin tim, më pëlqen shumë… Pogba

Mauricio Sarri i ka idetë e qarta për mënyrën se si do ta rreshtojë në fushë Juventusin e tij. Fitimi i trofeve mbetet gjithmonë objektivi i madh i bardhezinjve, por kjo gjë duhet shoqëruar me një futboll të bukur dhe zbavitës.

Juventusi njihet për cinizmin e tij ekstrem dhe Sarri është gati ta ndryshojë këtë mentalitet. Trajneri ndalet edhe te Pol Pogba, një prej dëshirave të mëdha të merkatos.

STILI – “Duhet të punojmë fort për të gjetur një identitet loje. Më pas duam të mbërrijmë të fitimi i trofeve me anë të identitetit tonë. Në Itali jemi favoritë, ndërsa në Europë ka edhe skuadra të tjera në nivelin tonë.

Unë dua që të argëtohemi në fushë, sepse mendoj se duke u zbavitur një lojtar jep më shumë. Në 70 metra pretendoj të shoh lëvizjet që kërkoj, në 30 metrat e fundit dua të shoh interpretimin e futbollistëve.

CR7-POGBA – “CR7 ka fituar gjithçka në aspektin personal dhe ekipor, duke u nisur nga e majta. Do tentoj ta bëj sërish, por kualiteti që ka i lejon që të luajë edhe 10 metra më përpara. Pogba? Pol më pëlqen shumë, por është një lojtar i Junajtid. Nuk jam drejtori teknik, kështu që nuk e di fare situatën në lidhje me francezin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online