Xhanluixhi Bufon po përflitet gjithnjë e më shumë për rikthimin e tij të bujshëm te Juventusi, me 41-vjeçarin që do të jetë zëvendësuesi i Sheznit.
Duket se me rikthimin e “Xhixhit” është dakord edhe trajneri Mauricio Sarri. Numri një i pankinës bardhezi ka dhënë dritën jeshile për Bufon, pasi ky i fundit do të ishte një ndihmesë e madhe sidomos në dhomat e zhveshjeve.
Sipas mediave italiane, Sarri ka planifikuar që Bufon do të jetë portier i dytë këtë sezon dhe në vitin 2020 do të kalojë pjesë e stafit menjëherë, pasi ai është lider në dhomat e zhveshjeve.