Trajneri i Çelsit, Maurisio Sarri, ka folur për mediat angleze para sfidës së “Europa League”, ku Blutë e Londrës do të përballen me Ajntraht Frankfurtin. Para kësaj sfide, Sarri foli më shumë për situatën e skuadrës së tij këtë sezon, ku tha se është në telashe dhe i duhen minimalisht edhe dy sezone të tjera që të fitojë trofe madhorë:
“Jam shumë i sigurt që në dy sezone, do të jemi afër Mançester Sitit dhe Liverpulit. Pas dy sezonesh, edhe mund t’i parakalojmë, por tani jemi në telashe. Kemi vuajtur shumë nga dëmtimet si dhe nga episodet, pasi kemi humbur shumë ndeshje nga momente që duhet të ishin anashkaluar.
Kur arrita te Napoli, e kishin mbyllur sezonin 24 pikë pas Juventusit. Në sezonin e parë, e ngushtuam diferencën në 9 pikë, vitin tjetër në 5 dhe në vitin e fundit që isha në krye, në katër. Një periudhë e tillë do të më duhet edhe te Çelsi”, tha Sarri.