Hudson-Odoi është talenti më i përfolur gjatë këtij sezoni, pasi me paraqitjet e tij, ia ka vështirësuar jo pak punën trajnerit Sarri, i cili nuk duket ende gati për t’i besuar një fanellë titullari. Për këtë çështje, Sarri foli pa doreza sot përballë mediave angleze, duke thënë:
“Nuk jam në pozitën e duhur për të thënë nëse do të rinovojë apo jo, por jam i bindur se do të qëndrojë dhe sezonin e ardshshëm, sido që të jetë. Ai po rritet me hapat e duhur dhe probabiliteti që të jetë titullar në vitet në vazhdim është shumë i madh. Jo vetëm kaq, por mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën.
Sezonin e ardhshëm, i premtoj 30-35 ndeshje, pasi nuk mund të marrë më shumë ngarkesë se kaq. Këtë sezon, do të luajmë edhe 8 ndeshje ne 28 ditë, prandaj i them të jetë i duruar, pasi do të ketë hapësira për të gjithë. Do të luajë 2-3 ndeshje si titullar”, përfundoi strategu italian.