Sarri: Do të jetë sezon emocionues, ju tregoj çfarë më bindi!

Mauricio Sarri po kryen prezantimin e tij si trajner i Juventusit, teksa po flet për herë të parë si timonier i bardhezinjve. Italiani ka zbuluar se çfarë e bindi për të ardhur në Torino dhe deklaroi se sezoni i ardhshëm duket shumë emocionues.

“Nuk kam parë kurrë kaq seriozitet dhe përkushtim në punësimin e një trajneri. Juventusi kishte një sjellje dhe qëndrim fantastik, gjë që më bindi menjëherë. Do të jetë një sezon emocionues në Serie A, sidomos për trajnerët.

Është një rrugë e gjatë, por të shpresojmë që Serie A do të nisë të mbyllë hendekun e diferencave që ka me Premier League. Pres që të zgjohem çdo mëngjes dhe të mendoj se si të fitoj. Juventusi e ka detyrim fitoren dhe është një ekip i madh me mentalitet fitues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online