Artan Mergjyshi në stolin e Apolonisë: Rikthehem për Superioren!

Apolonia e ka vendosur trajnerin e ri. Është Artan Mergjyshi ai që pason Gentjan Stojkun, i cili mbylli sezonin në drejtimin e fierakëve. Këtë akord e konfirmon vetë Mergjyshi, teksa për SportEkspres.com ai deklaron se kontrata me Apoloninë është për një vit me opsion rinovimi edhe për një sezon nëse realizohet objektivi për ngjitjen në Kategorinë Superiore.

“Me drejtuesit e Apolonisë kemi rënë dakord që ta drejtoj këtë skuadër për sezonin e ri. Për mua është një rikthim te kjo skuadër, por edhe një përgjegjësi e madhe për objektivat që ka Apolonia,  një klub me administrim shumë profesional. Skuadra ka nevojë për 3-4 përforcime, sepse baza e sezonit të kaluar me 13-14 lojtarë është e mirë”, deklaroi Mergjyshi për Sportekspres.com. 

Karrierën e tij si trajner Mergjyshi e ka nisur në vitin 2008 në drejtimin e Dinamos, për tre vite si ndihmës, e më pas si trajner i parë i kësaj skuadre. Kastrioti, Besa, Apolonia, Korabi, Bylis e Laçi janë skuadrat të cilat Artan Mergjyshi ka drejtuar në të shkuarën. Në sezonin 2003-2004 ai ka qenë edhe futbollist i skuadrës së Apolonisë, atëherë në Kategorinë SUPERIORE.  Për të ky është një rikthim i dyfishtë.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online