San Siro përqafon Kakanë: Milani është në rrugën e duhur

Rikardo Kaka dhe Milani, një dashuri e pavdekshme, e panjollosur as nga aventura e shkurtër madrilene e yllit brazilian, i cili është kthyer tashmë në shtëpi.

Dje në San Siron e mbushur si në kohërat e arta Kaka përshëndeti tifozët dhe e ndoqi ndeshjen krah drejtuesve të rinj të Milanit, duke nisur nga presidenti Skaroni e deri te Leonardo e Maldini.

Para ndeshjes Kaka foli për Milan Channel, duke treguar emocionet e kthimit te klubi ku do të studiojë për t’u bërë drejtues.

“Është diçka shumë e bukur të kthehem këtu. Në San Siro kam kujtime të bukura, nuk i veçoj dot fitoret. Ndaj Romës kam kujtim të shkëlqyer, kam fituar titullin e parë në Itali.

“Skuadra aktuale? Mendoj se mund të bëjë gjëra të mira, tashmë janë kthyer edhe Maldini e Leonardo, është edhe Gatuzo. Të gjithë kanë ADN-në e Milanit. Do duhet kohë, por Milani është në rrugën e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online