Kujtohen te Luftëtari, tre zyrtarizime njëherësh

Luftëtari ka zyrtarizuar tre lëvizje në merkato. Në fakt, ai i Balsa Radoviç, duket i kotë. Malazezi, që gjirokastritët e dinë nga Serbia, debutoi në ndeshjen kundër Laçit, ndaj nuk është një lajm i ri për askënd. Gjithsesi punë për t’u kryer.

Armenis Kukaj është marrë nga Vllaznia B për mbrojtjen, pasi Ivan Jakovljeviç do të operohet sërish dhe do të mungojë gjatë. Futbollisti 21-vjeçar në fakt as me ekipin e dytë të kuqebluve nuk ka luajtur rregullisht, teksa numëron 6 takime (5 si titullar).

Për sulmin, është afruar edhe Ismael Dunga, 25-vjeçari nga Kenia. Në të shkuarën ai ka luajtur në Greqi me Aharnaikos, kurse së fundmi është aktivizuar në Napsa Stars në Zambia.

“Ditën e djeshme ekipit i është bashkuar një qendërmbrojtës Armenis Kukaj. Ai ka luajtur me ekipin e dytë të Vllaznisë dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë. Gjithashtu janë bashkuar edhe 2 sulmues, nga Kenia Ismael Dunga, dhe nga Serbia Balsa Radoviç”, njofton klubi i Luftëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online