Sulmuesi i Vijarealit, Samuel Çukueze i njohur më së shumti si “Samu” është kthyer në një ndër talentet më të kërkuar të futbollit europian. 19-vjeçari ka pësuar një rritje meteorike, pasi debutimin në futbollin profesionist e kreu vetëm tre muaj më parë.
“Skuadra vuajti shumë në krahun e djathtë, pasi ata kanë lojtarë shumë të shpejtë. Të gjithë e dimë tashmë se çfarë aftësish ka Samu, ai i shkakton vuajtje çdo ekipi”, këto ishin fjalët e trajneri të Real Madrid, Santiago Solarit mbas ndeshjes kundër Vijarealit që përfundoi me rezultatin 2 – 2, takim ky, ku Samu u kthye në një makth për mbrojtësin brazilian Marselo.
Samuel Chukwueze vs Real Madrid;
Superb close control and dribbling, always a threat going forward. His ball control is so good I could make a compilation only of his first touches. Amazing player to watch and only 19. pic.twitter.com/sPPoydcojn
— helner (@_Helner) January 4, 2019
Idhulli i Samus është legjenda e kombëtares nigeriane, Xhej-Xhej Okoça. Mëngjarashi i talentuar e ka nisur më së mirë, por testi i së vërtetës do të jenë muajt në vazhdim dhe nëse do të vazhdojë me paraqitjet pozitive, është vetëm çështje kohe para se të përshëndetet me Vijarealin dhe të veshë fanellën e një klubi elitar.