Godet Llapi, firmosin dy “ish” të Superiores

Klubi i Llapit ka zyrtarizuar dy afrimet e para të merkatos dimërore. Skuadra nga Podujeva ka siguruar firmat e qendërmbrojtësit Ergys Prençi dhe mesfushorit të krahut Flamur Bajrami.

Prençi së fundmi ka luajtur me Lushnjën, ndërsa më parë 25-vjeçari ka qenë pjesë e Korabit, Teutës, Kukësit dhe Partizanit. Në njoftimin e skuadrës së Llapit, bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen deri në fund të sezonit.

Përforcimi i dytë, Flamur Bajrami, ka gjithashtu një eksperiencë në Superiore, pasi ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2016/2017, ndërsa së fundmi ka luajtur për skuadrën e Vëllaznimit. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Skuadra e Llapit renditet e tretë në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës me 35 pikë, pesë më pak se Prishtina e vendit të parë dhe katër më pak se Ferronikeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online