Sampdoria së shpejti “amerikane”, zbulohet telefonata mes Vialit dhe Ferreros

Prej kohësh flitet për një interesim nga SHBA për Sampdorian. Një fond amerikan që bën pjesë në “York Capital” mund të blejë klubin italian. Ata dëshirojnë që president të jetë Xhanluka Viali, ish-sulmuesi që ka luajtur tetë sezone me ekipin dorian, duke fituar një kampionat, tre Kupa Italie, një Superkupë Italie dhe një Kupë UEFA.

Siç raporton “La Stampa”, Viali ka patur një kontakt telefonik me Masimo Ferreron, presidentin aktual. Ky i fundit pretendon se ka edhe oferta të tjera. Një lëvizje normale me qëllim rritjen e çmimit të shitjes së klubit.

Viali i ka kërkuar Ferreros përshpejtimin e tratativave të shitjes dhe njoftimin zyrtar brenda pesë ditëve të ardhshme. Në dyshim mbetet dhe e ardhmja e trajnerit. Marko Xhampaolo mund të largohet bashkë me Ferreron dhe e ardhmja e tij mund të jetë Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online