Salah provokon Sitin: Katër fitore na dalin!

Mohamed Salah shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Çelsit dhe tashmë kërkon që Liverpuli të fitojë 4 ndeshjet e mbetura në kampionat, për të fituar titullin në Premier Ligë.

The Reds u rikthyen në krye duke mposhtur Çelsin 2-0, por Mançester Siti ka një ndeshje më pak dhe në dy ndeshjet e ardhshme pret Totenhemin dhe viziton Mançester Junajtid.

Nëse Liverpuli fiton deri në fund, i duhet patjetër një gabim nga Siti dhe Salah është i bindur se ai do të vijë.

“Për mendimin tim, po“, tha Salah për Sky Sports, i pyetur nëse mjaftojnë 4 fitore për të dalë kampion.

Duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona dhe të shpresojmë që Siti do të lëshojë pikë. E ndoqa me vëmendje rezultatin e ndeshjes së Sitit ndaj Kristal Palas, e dija që fituan, ndaj ishte një shtysë më shumë për të mposhtur Çelsin“.

Salah ka shënuar sa Aguero, por këtë sezon nuk e kanë vlerësuar aq shumë sa vjet. Egjiptiani është i kënaqur për këtë gjë: “Skuadrat e tjera vendosin 2-3 lojtarë pranë meje dhe jam i lumtur që kjo gjë krijon hapësira për Mane dhe Firmino, të dy po zhvillojnë një sezon madhështor. Nuk ankohem, jam i lumtur me fitoren dhe titulli ka rëndësi për mua, asgjë tjetër”.

Liverpuli do të përballet me Kardifin dhe Njukasllin jashtë fushe, si dhe do të presë Hadërsfildin dhe Ulvërhemptonin, deri në mbyllje të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online