Salah provokon Sergio Ramos, Klop ul gjakrat: Nuk e pashë, po festoja për vete

Përplasja mes Mohamed Salah dhe Sergio Ramos në finalen e Champions-it të këtij viti në Kiev solli polemika të shumta. Sulmuesi egjiptian u dëmtua nga kapiteni i Realit dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Të shumtë ishin ata, të cilët e cilësuan si të qëllimshme ndërhyrjen e mbrojtësit spanjoll dhe që nga ai moment Ramos është njeriu më i urryer në Liverpul.

“The Reds” vazhdojnë të zhvillojnë një kampionat shumë të mirë, ndërsa fituan përballë Uotfordit në transfertë me rezultatin 0-3. Salah shënoi golin e parë për miqtë, të cilët ndjekin Mançester Sitin kryesues me dy pikë më pak.

Pasi hapi serinë e golave të Liverpulit, Salah zgjodhi të festonte ndryshe. Ose më saktë, njësoj siç feston… Sergio Ramos. Egjiptiani ka dashur të ironizojë me “armikun” e tij, ndërsa kanë shpërthyer polemikat.

Jurgen Klop ka dashur të qetësojë situatën, duke u shprehur pas ndeshjes se: “Nuk e kam problem pyetjen, por nuk e pashë festimin e tij, sepse po festoja vetë golin e shënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *