Shoqërimi në polici, Alban Hoxha mund të ndëshkohet edhe nga Partizani

Sikur të mos mjaftonte humbja me Flamurtarin, Partizani duhet që të mendojë dhe për problemet jashtë fushe. Kapiteni i ekipit, Alban Hoxha, është shoqëruar ne polici për shkak se po ngiste makinën ne gjendje të dehur. Portieri i “demave”, por dhe i Kombëtares vijon të jetë ne paraburgim dhe nesër pritet që të njihet me masën ndëshkimore që do të marrë gjykata.

Situatë aspak e mirë për skuadrën e Geges, i cili nuk e di në do e ketë te gatshëm 31-vjeçarin për ndeshjen ndaj Tiranës. Gjithsesi, kjo ngjarje nuk u ka pëlqyer drejtuesve kryeqytetas, të cilët fillimisht presin vendimit që do të merret dhe më pas do të diskutohet dhe ndonjë masë që do të merret ndaj kapitenit.

Vendimi është një ekskluzivitet i drejtori Olsi Rama, por sigurisht që për një ngjarje të tillë me shumë gjasa do të konsultohet edhe me presidentin demi e me trajnerin Gega. Hoxha rrezikon edhe ndonjë pezullim, heqjen e shiritit, apo dhe ndonjë gjobë. Precedenti për thyerjen e disiplinës është ai i Lorenc Trashit, i cili nuk u grumbullua për ndeshjen me Skënderbeun në fazën e parë.

Por, kjo ngjarje është ndryshe nga ajo e Trashit dhe ,mbetet për t’u parë nëse Partizani do ta kalojë këtë incident nëse mund ta quajmë kështu vetëm me masat që parashikohen në ligj, apo do të ketë ndonjë ndëshkim ekstra. Në derë është Tirana, e cila pret me interes se çdo të ndodhë me një prej pikave kyçe të rivalëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online