Një lajm i papritur vjen nga Anglia. Mohamed Salah dëshiron të largohet nga Liverpuli në fund të këtj sezoni! Madje shkohet deri aty, sa mendohet se 26-vjeçari t’i ketë kërkuar zyrtarisht largimin klubit. Shkak i këtij vendimi të egjipianit është një debat i fortë që ka pasur me trajnerin Jurgen Klop.
Zënka duket të ketë qenë aq e rëndë sa ylli i të kuqve të vendosë largimin nga klubi. Liverpuli do të bëjë maksimumin për ta mbajtur dhe për ta bindur të qëndrojë. Të shumtë janë klubet që e duan Salah me Barcelonën dhe Realin e Madridit në krye.
Megjithatë, Madridi nuk shihet si një opsion shumë i mundshëm sepse atje ai do të gjente Ramos, me të cilin gëzon marrëdhënie të ndera pas atij dëmtimi që spanjolli i shkaktoi sulmuesit në finalen e Championsit të kaluar.
Ky sezon i Salah nuk ngjan shumë më atë të kaluarin. Ai ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje. Në vitin e shkuar ai u rendit i dyti pas Mesit në garën për Këpucën e Artë me 44 gola në 52 paraqitje, ndërsa sivjet është në garë për fitimin e titullit kampion dhe Champions Ligës.