Sakrifica e Gjonit shkoi dëm, pesë qepje për një pikë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Laçit, mbrojtësi Eglentin Gjoni pësoi një çarje në kokë. U desh që për disa minuta shtatlarti të qëndronte jashtë fushe, por me këmbëngulje vendosi që të kthehej dhe të përfundonte ndeshjen.

Nuk ishte një dëmtim dhe aq i lehtë për të, pasi çarja kishte qenë e thellë dhe gjatë gjithë ndeshje luajti i fashuar. Pas ndeshjes, Gjoni ka udhëtuar drejt spitalit për të marrë një mjekim më të specializuar.

Vetë lojtari i kurbinasve tregoi se ka marrë 5 qepje për plagën, por në të njëjtën kohë veçon se e gjithë kjo nuk mjaftoi për të marrë pikët e plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *