VIDEO | Ndër më të bukurit në histori, goli i Tousend do t’ju lërë pa fjalë

0

Mançester Siti pësoi një disfatë shokuese në “Etihad” pasditen e sotme, përballë Kristal Palas, ku ndeshja përfundoi në shifrat 2-3. Një humbje, që tashmë e shkëput akoma më shumë me vendin e parë të Liverpulit, pasi ekipi i Guardiolës tashmë e sheh veten 4 pikë pas “The Reds.

Për sa i përket takimit të luajtur ditën e sotme, miqtë nga Kristal Palas morën një fitore historike dhe një ndër lojtarët më të mirë të sfidës për ta ishte pikërisht Andros Tousend. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi golin e dytë për ekipin e tij, që ishte një perlë e vërtetë.

Një gol, që jo vetëm do të mbahet mend, pasi iu shënua një ekipi si Mançester Siti dhe në stadiumin e saj, por edhe për faktin se mund të jetë një nga golat më të bukur të Premier Ligës. Një goditje, ose “silurë” më saktë, që nuk i dha asnjë mundësi portierit Ederson për të reaguar. Thjeshtë duhet shijuar, asgjë tjetër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.