Armando Sadiku nuk arriti të bëhej protagonist në ndeshjen e sotme. Sulmuesi foli pas ndeshjes për “RTSH” si dhe për “Supersport”, ku u shfaq i zhgënjyer.
“Në provat e trajnerit ditët e para isha titullar, gjithmonë qëllimi i tij ishte të luaja titullar. Ditën e dytë të stërvitjes pata një tërheqje dhe nuk bëra dy ditë e tjera stërvitje, për këtë arsye nuk isha titullar. Mungon pak shpirti i grupit.”
“E nisëm mirë ndeshjen, patëm dy tre raste që nuk i shfrytëzuam. Ne jemi kombëtare e vogël dhe këto raste duhen shfytëzuar. Kundërshtari e menaxhoi shumë mirë lojën dhe nuk na lejuan të rrezikonim.
“Nuk e prisja të rikthehesha me humbje te kombëtarja. E prisja të luaja si titullar dhe të shënoja. Në stërvitje pësova një tërheqje dhe nuk e nisa si titullar. Megjithatë, e prisja në një tjetër mënyrë rikthimin në kombëtare. Mezi e kam pritur këtë ditë që të rikthehem, pas shumë kohësh të vështira.”
“Kur hyra unë në fushë, Turqia e menaxhoi mirë lojën. Në momentin kur ne ndizeshim pak, afroheshim te zona, ata e ulnin ritmin, me një faull, me diçka. Ata e menaxhuan shumë mirë avantazhin dhe ne e humbëm besimin”, tha Sadiku.